‘Backstreet Boys’ vijnë me një projekt të ri, ja kënga që po bën namin…

468
Sigal

2018 ishte një vit i mbarë për djemtë e grupit ‘Backstreet Boys’. Ata u rikthyen pas 11 vitesh me këngën ‘Don’t go breaking my heart’ edhe pse për të gjithë ndjekësit e muzikës së tyre, e dinë se në fakt kjo këngë ka një stil ndryshe. Megjithatë, ritmi dhe muzika mund të jenë ndryshe, por lëvizjet e sikronizuara në videoklip vazhdojnë të jenë të njëjtat. Sipas burimeve, ‘Backstreets’ janë gati për një koncert 70 ditor nëpër botë. Të gjithë po largohen, por mesa duket djemtë e këtij grupi janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë gjëkundi. Vetëm 3 javë më parë, ato publikuan këngën “No Place”.