Shef Renato në momente të ëmbla me konkurrenten bukuroshe

743
Sigal

Në “Hell’s kitchen” mbrëmjen e djeshme nuk ka patur vetëm sherre e debate, por edhe momente të ëmbla mes shefit dhe një prej konkurrenteve bukuroshe të spektaklit, Kristinës. Fillimisht ngacmimet e shefit ndaj Kristinës nisën me komplimenta.

“Sa e bukur qenke bërë sot”, i tha Renato Kristinës. Më pas Renato nisi ta provokonte Kristinën teksa ajo gatuante duke kërkuar mendimin e saj për një tjetër konkurrente, Marselën. Kristina u shpreh se shefi po përpiqej ta fuste në sherr me Marselën, por ajo nuk bie në grackë.

Më pas Renato dhe Kristina shëtitën në kuzhinë të kapur për dore, moment i cili u ka pëlqyer shumë fansave të emisionit. “Realisht shef Renato shkon shumë me Kristinën”, shkruan një komentuese. “Sa shumë shkojnë si çift Kristina me Renaton”, shkruan një tjetër.