Si e ka marrëdhënien me vjehrrën? Rrëfehet Princ Harry

128
Sigal

Princi Harry dhe Doria Ragland kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Këtë e ka zbuluar vetë Harry nëpërmjet dokumentarit “ Harry & Meghan ”.

Ata menjëherë krijuar një raport të mrekulkueshëm me njëri-tjetrin që në fillim. Madje, edhe Doria ka treguar opinionin e saj të parë kur ka njohur Harry-n.

“Ai ishte një burrë i pashëm, me sjellje të mrekullueshme. Ai ishte shumë i mirë dhe ata dukeshin shumë të lumtur me vajzën time”, tha ajo. Jo vetëm kaq por dyshja e njohur në përvjetorin e parë të martesës, kanë ngrenë një drekë tradicionale të së dielës me Doria-n. Më herët, dyshja e njohur kanë rrëfyer në dokumentar edhe njohjen e tyre të parë. “Megan dhe unë u njohëm përmes Instagram-it. Një miku im i përbashkët kishte këtë video me filtrin e qenit”, tha Harry, ndërsa Markle shtoi: “Oh zot, kjo është ajo që Zoti ka bërë për mua.”

“Është qesharake”, vazhdoi Megan. Dhe më pas miku im më dërgoi email duke thënë: “E di që je beqare dhe një shoku im më pyeti për ty dhe ndoshta do të doje ta takoje. Dhe unë thashë “me të vërtetë kush është” dhe ai tha “Është Princi Haz”. Dhe unë thashë: “Kush është ky?”. Dyshja rrëfyen edhe mbi takimin e tyre të parë, ku Princ Harry ishte vonuar 30 minuta, pasi kishte ngelur në trafik.