‘Kam bërë debat me ekipin’, Rama takim me gratë e dënuara: Dua më shumë ulje për ju, e çmoj Etildën…

423
Sigal

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar ditën e sotme gratë e dënuara për amnistinë.

Ai ka deklaruar se ka debatuar me të gjithë ekipin e amnistisë sepse ka dashur të ketë më shumë ulje nga dënimi për to.

Rama është shprehur se ka takuar edhe drejtorin e burgut dhe i ka kërkuar që t’i krijoj atyre kushtet sa më të mirat si në jetën e përditshme.

Sipas Ramës, do të bëjnë atë që duhet që gratë mos të ndjejnë indiferencë.

‘Më vjen shumë mirë që ne bëjmë këtë amnisti. Kemi 56 gra që vuajnë dënimin e tyre në sistemin shqiptar dhe donin që të gjitha të përfitonin nga amnistia në një mënyrë apo një tjetër.

Faktikisht të them të drejtën, mbase kjo nuk është korrekte për tu thënë publikisht, unë kam bërë shumë debat me të gjithë ekipin e amnistisë sepse kam dashur të ketë më shumë ulje për gratë. Unë besoj se një grua përveç se arrin në atë ektrem ka shumë kujtim në trup me një mijë e një plag. Përtej kësaj doja të thoja që e çmoj shumë Etildën në këtë drejtim sepse ajo vjen nga një rrugë që e ka nisur karrierën nga mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të grave dhe është jo vetëm shumë e ndjeshme në këtë pikë, por edhe shumë e përkushtuar. Nga ana tjetër unë besoj që për ta kryer këtë institucion, unë kam pasur një takim me drejtorin e burgut që ju brenda këtij rrethimi me tela me gjemba të keni një jetë të pëërditshme dhe më të lehtë’, tha Rama.