Sheeran është këngëtari britanik më i pasur, ja në çfarë vendi renditet Dua Lipa

323
Sigal

Ed Sheeran është zyrtarisht këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën  30 vjeç.

Pasuria e këngëtarit 29 vjeçar është shtuar me 40 milion dollarë që do të thotë që pasuria e tij në total është 200 milion paund sipas Sunday Times.

Muaj më parë Sheeran njoftoi se do të bëntë një pushim nga karriera e tij muzikore për t’u martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë Cherry Seaborn.

I dyti në listë është Harry Styles i ndejkur nga Niall Horan në vend të tretë, Louis Tomlison në vendin e pestë ndërsa Liam Payne dhe Zayn Malik përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa renditen në vendin e 11-të së bashku me George Ezra me nga 16 milion stërlina të dyja.