Berisha: Policia shkatërroi vetëm 10% të hashashit të mbjellë në Pajovë, tjetrën nuk e preku

297
Sigal

Qytetarë të Peqinit kanë zbuluar nëpërmjet dëshmive të tyre se mijëra rrënjë kanabis janë duke u mbjellë në fshatrat e zonës me bekimin e krahut të djathtë të kryeministrit, Taulant Ballës, kreut të Grupit parlamentar të PS-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike, mesazhet e këtyre qytetarëve, njeri prej tyre edhe polic, që kanë denoncuar faktin se operacionet policore në zonë janë një mashtrim për të mbuluar të vërtetën.

“Policia shkatërroi vetëm 10% të hashashit të mbjellë në Pajovë! Sasinë tjetër nuk e preku! Peqini plot me drogë! Lexoni denoncimin e policit dixhital,” shkruan Berisha.

JA POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:

“Udhëzimin për mbjelljet e dha Tualant Toyota Yaris. U gjetën mijëra rrënjë, por Policia shkatërroi vetëm 300 të tilla. Asnjëri nuk u ndalua. Operacion sa për të larë gojën!
Përshëndetje z.Doktor.

Jam punonjës Policie në Peqin. Sot në Pajovë janë gjetur 5000 rrënjë hashashi, që janë mbjellë me urdhër të Taulant Ballës dhe me lejen e Kryetarit të Bashkisë Peqin.
Para një muaji në këto zona ishte vet Taulant Balla dhe ka dhënë urdhër vet disa personave që të mbillen me mijëra rrënjë kanabisi në të gjithë këto zona: Pajovë, Peqin, Shezë, Karin, Lolaj.

Në të gjitha këto zona ka mbjellje kanabisi me shumicë edhe nëpër sera edhe shtëpi private të vjetra. Anonim z.Berisha

Përshëndetje Dr.

Po ju shkruaj për një mashtrim të madh të Policisë.

Në lidhje me bimën canabis sattiva që do të mbilleshin sot në fshatin Pajovë të Peqinit. Është një sasi më shumë se mbi 3000 rrënjë në vendin ku janë gjendur, ndërkohë që Policia thotë që janë 300 rrënjë.

Kjo nuk është e vërtetë aspak sepse personat të cilët po kultivonin lëndën narkotike janë persona me precedentë të rrezikshëm penal nga jashtë qarkut Elbasan, të cilët me persona të zonës së Pajovës kanë siguruar zonën për të mbjellë hashashin.

Policia ka shkruar në procesverbal që janë sekuestruar 300 rrënjë por ndërkohë kanë qënë mbi 3000 rrënjë, të cilat ishin mbjellë me bekimin e zyrtarëve të lartë që kanë lidhje me trafikantë.