Rosalía dhe Rauw Alejandro i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

44
Sigal

Rosalía dhe Rauw Alejandro janë ndarë pas 3 vitesh lidhjeje dhe fejesës në mars të këtij viti, konfirmon People.

Rosalía dhe Rauw Alejandro i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

GETTY IMAGES

Sipas burimeve, megjithëse të dy ish-partnerët kanë shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, sërish kanë rënë dakord që t’i japin fund fejesës së tyre.

Rosalía dhe Alejandro, të dy 30 vjeç, u lidhën në gusht të vitit 2021 dhe më pas e bënë publike romancën e tyre në korrik. Në mars të 2022-shit, Alejandro tregoi se kishte bërë një tatuazh “RR” me inicialet e tyre.

Rosalía dhe Rauw Alejandro i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

GETTY IMAGES

Një vit më vonë, ata njoftuan njerëzit se ishin fejuar, përmes këngës “Beso”, në të cilën u shfaqën edhe momente nga fejesa e tyre. Ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij vendimi, pasi dyshja dukej tejet e dashuruar, por me shumë gjasa, burimet do ta tregojnë se ç’ka ndodhur mes tyre.