Puthja pasionante me Andin, supriza në videoklipin e ri të Melisës (VIDEO)

213
Sigal

Melisa dhe Andi janë komentuar prej kohësh se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin, edhe pse ata vetë e kanë mohuar vazhdimisht. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikoi këngën e saj të dytë, ku protagonist është Andi dhe ndjekësve nuk mund t’i shpëtonte puthja e zjarrtë mes të dyve.

“Leje” titullohet kënga e Melisës, që shoqërohet me një videoklip në ambientet e punës, ku ndërthuren lojërat dhe intrigat. Në rol, Andi flirton me një nga punonjësit dhe kur e sheh, Melisa zhgënjehet, por gjithçka rregullohet me puthjen në fund.

Prej kohësh, fansat kanë vënë re veshje dhe ambiente të përbashkëta, duke aluduar se po përjetojnë një romancë mes tyre. Të dy, në intervista të ndryshme, që kanë zhvilluar janë shprehur se kanë vetëm një miqësi të mirë, por kjo këngë tregon të kundërtën dhe mund të jetë një mënyrë që çifti të konfirmojë marrëdhënien.