Plas keq mes dy këngëtarëve/ Mentor Haziri e quan ‘artist të dështuar’ Genc Salihun

322
Sigal

Mos pranimi i këngës në Festivalin e Këngës në RTSH, ka bërë që këngëtari Mentor Haziri të reagoj ashpër përmes një statusi në “Facebook”.

Lidhur me këtë, ai ka folur edhe në emisionin “#Gjesi”, ku ka thënë se kjo është bërë me qëllim dhe nuk i është lejuar të futet në garë.

Haziri tha se ndihet i dëshpëruar dhe shumë i fyer, sepse nuk ka marrë as edhe një përgjigje për mospranimin e tij në këtë festival.

Pas tij, të shumta kanë qenë reagimet e këngëtarëve nga Shqipëria e Kosova, duke e kritikuar Hazirin, se me këtë shkrim po bën dallime të mëdha mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Disa nga emrat ishin dhe Alban Ramosaj dhe Anxhela Peristeri.

Një reagim të ashpër pati edhe kantautori Genc Salihu, me anë të një statusi në ‘Facebook’.

Sipas tij, do ishte më mirë që këto këngë që nuk po pranohen në festival e po thuhet se janë shumë të mira, t’i dëgjon publiku dhe të shoh se sa i korruptuar është festivali.

Në pyetjen e “#Gjesi”-t se si e komenton këtë reagim të Gencit, Mentori ka thënë se nuk do që t’i jap vëmendje dhe t’ia përmend emrin.

“Nuk e kam ndërmend me ju dhanë vëmendje njerëzve që realisht kanë dështuar të jenë artistë dhe kacavirren në statuset e mia”, ka pohuar mes të tjerash këngëtari Haziri.

Salihu nuk ka dashur të flasë më shumë rreth kësaj teme.

ImageImage