Plot 26 vite karrierë, ‘Doktori’ Valentino Rosi zbret në pistë për herë të fundit

208
Sigal

Valentino Rosi më në fund ka vendosur t’i japë fund karrierës. Ikona e Moto GP-së në një intervistë shpjegoi arsyen e këtij vendimi, por preku dhe disa momente nga karriera e tij legjendare.

‘Doktori’ siç e quajnë fansat do të lërë garat pas 26 vitesh karrierë të suksesshme. Ja fjalët e legjendës përpara garës së fundit.

Gara e fundit

“Pista e ‘Rikardo Tormo’ do të jetë gara ime e fundit.  Është e qartë që mendoj se jeta ime do të jetë ndryshe pas kësaj. Edhe pse nuk do të garoj në Moto GP, përsëri do të vazhdoj të garoj për kënaqësinë time. Jeta ime do të ndryshojë”.

Për çfarë do të mbahet mend Rosi?

“Gjëja më pozitive në karrierën time është që shumë njerëz filluan të ndiqnin Moto Gp-në prej meje. Ky sport është bërë shumë i famshëm në Itali dhe kudo nëpër botë. Unë u bëra ikonë dhe është një kënaqësi shumë e madhe”.

Momenti më i keq në karrierë

“Momenti më i keq është kur vendosa të tërhiqesha. Tani po mendoj se çfarë do të bëj në 2022. Gjatë qershorit ishte e vështirë. Nëse do të isha më kompetitiv atëherë do të mund të vazhdoja, por ishte e pamundur. Tani ndihem mirë dhe dua të jap më të mirën në garën time të fundit”.

Fansat

“Mbështetja e tyre do të vazhdojë dhe në vitet e ardhshme. Është e qartë që nuk do të jetë njëlloj, por do të ketë përsëri njerëz me kapele të verdha duke brohoritur.  Do të ndjek garat dhe do të mbështes akademinë e garuesve”, u shpreh Rosi.

Koleksioni i motorave

“Kam të gjitha motorat në shtëpi përvec Hondas. Modeli i 2004 është në krevatin tim, dhe e shof çdo ditë kur zgjohem. Por kur i shoh të gjithë bashkë, më kthen pas në kohë. A do të kërkoj Hondat? Patjetër, kam folur për këtë temë dhe dua të paktën 500”.

Valentino Rosi është padyshim legjendë e Moto Gp-së. Karriera e tij ka frymëzuar shumë pilotë të rinj dhe i ka sjellë një popullaritet mjaft të madh këtij sporti. Italiani ka marrë pjesë në 370 gara përgjatë karrierës së tij. Ai ka fituar 89 dhe ka qenë në podium 199 herë.