Sigal

Monika Stafa, një nga figurat më të njohura të ‘Top Channel’ është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputje. Ajo është shfaqur në transmetim në edicionin informativ të orës 15:00.

Koha duket sikur ka ndaluar për të, pasi nuk ka asnjë ndryshim në portret përveç syzeve optike.

Monika u largua nga televizioni i njohur pas 15 vitesh si pjesë e tij, sepse u zgjodh kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA).