Sigal

Bella Thorne është e njohur si këngëtare, njëkohësisht edhe si aktore në shumë filma. Ajo është padyshim një nga personazhet më të diskutuar në ‘Hollywood’ për çdo zgjedhje që ndan me publikun.

Imazh i ngjashëm

Së fundmi është raportuar se shtëpia e saj në Kaliforni që kap vlerat e 2 milionë dollarëve është grabitur për të dytën herë në dy muaj. Hajdutët kanë arritur të hyjnë brenda dhe kanë marrë bizhuteri, çanta dhe rroba që kapin vlerat e 150.000 dollarëve.

Rezultate imazhesh për bella thorne california house

Mediat kanë raportuar se tentativa e parë për grabitje u ndërpre, pasi Bella ndodhej në shtëpi dhe grabitësit ishin trembur. Vila e saj luksoze ka 6 dhoma gjumi, 6 tualete, spa, pishinë dhe gjithçka tjetër, por sistemi i sigurisë duhet rishikuar.