Partnerja e Shpat Kasapit tregon më shumë detaje rreth shtatzënisë

279
Sigal

Shpat Kasapi zbuloi se do të bëhet baba për herë të parë në përvjetorin e lindjes së partneres, Selvije Jao.

Këngëtari nuk zbuloi detaje të tjera duke u mjaftuar vetëm me ndarjen e këtij lajmi të ëmbël.

Së fundmi, ka qenë Selvija e cila ka zbuluar më shumë rreth pritjes së ëmbël gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit.

“Jam në javën e parë të muajit të pestë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

Zoti i ndihmoftë të gjithë shtatzënat.”, ka shkruar ajo. Përsa i përket gjinisë, Jao preferoi të mos e zbulonte. “S’ka rëndësi për mua si djalë si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund. E uroj të ketë shëndet.”