Marina Vjollca publikon foton me barkun e rrumbullakosur: Para se të sillja në jetë dritën e syve të mi

129
Sigal

Pak ditë para se e bija, Marget të mbushë 1 vjeç, Marina Vjollca ka ndarë një foto kur ishte në pritje të ëmbël. Moderatorja shfaqet e zhveshur dhe e mbuluar nga një tyl i hollë.

Krahas fotos shkruan: “Sot një vit më parë u realizua kjo foto. Pas 10 ditësh solla në jetë dritën e syve të mi MARGET”.

Kujtojmë që Marina ndan shpeshherë momente me të bijën në rrjete sociale por është kujdesur gjithmonë që të mos e zbulojë portretin e saj. Në fillim të shtatorit, ajo zbuloi përmes disa fotove se kishte udhëtuar për herë të parë me të bijën.

“Pushimet e para të mrekullisë sime”, shkruante ajo.