Nënkryetarja e PL në Kongresin Amerikan, përcjell mesazhin e Kongresmenit Kahele

107
Sigal

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Floida Kërpaçi ka qenë në SHBA, ku ka marrë pjesë në NSL Forum në Kongresin Amerikan.

Kërpaçi është takuar me Kongresmenin Kaiali’i Kahele, duke sjellë dhe mesazhin e tij drejtuar Forumit.

Ajo shkruan se Ee ardhmja e vendit janë të rinjtë, ndaj besoj që ne si të rinj duhet të punojmë për të kontribuar për vendin në ndërtimin e politikave të duhura që mbështesin rikthimin e të rinjve dhe ndalimin e shpopullimit masiv.

POSTIMI I PLOTË

Në ditën e dytë të NSL Forum pata kënaqësinë të takohesha me Kongresmenin Kaiali’i Kahele.
Aktiviteti organizohet që prej vitit 1990 nga anëtarët e Kongresit Amerikan dhe drejtues të qeverisë Amerikane.

Diskutuam për lidershipin dhe sa e rëndësishme është që të rinjtë të marrin fatet e vendit në dorë.

Gjatë fjalës së tij Kongresmeni iu drejtua forumit dhe tha: “Nuk është ajo që marrim që na mbush jetën, por ajo që ne japim.”

E ardhmja e vendit janë të rinjtë, ndaj besoj që ne si të rinj duhet të punojmë për të kontribuar për vendin në ndërtimin e politikave të duhura që mbështesin rikthimin e të rinjve dhe ndalimin e shpopullimit masiv.

Partia e Lirisë ka si mision të mbështesë të rinjtë maksimalisht dhe të hartojë politikat e duhura që garantojnë arsim cilësor që lidhet me tregun e punës dhe mundësi reale për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Kerpaci Fb