Një vit pas divorcit, Nora Istrefi rrëfen marrëdhënien e saj me Robertin (VIDEO)

293
Sigal

Nora Istrefi e ftuar së fundmi në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli” ka rrëfyer divorcin dhe marrëdhënien e saj me Robertin.

Ajo është shprehur se ata nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee, prandaj dyshja është munduar shumë që të qëndrojnë sa më afër saj për t’mos e ndjerë mungesën e tyre.

“Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”- është rrëfyer Nora.