20-vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, familjarët: Na e morën në qafë vajzën

302
Sigal

“Na e morën në qafë vajzën!”.

Familjarët e Kelsjona Muxhait, vajzës 20-vjeçare, e cila humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës, janë të shokuar. Mes lotëve dhe dhimbjes, ata kërkojnë drejtësi.

E reja humbi jetën gjatë orëve të para të 13 nëntorit, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në maternitetin e Gjirokastrës. Lindja kishte qenë me operacion dhe sipas familjarëve e reja ishte ndjekur nga doktor Dashamir Demiri.

“Më ka thënë që duhet të bëhet operim. Pas një orë më tha çdo gjë është mirë. Vajza është mirë dhe fëmija është mirë”, tregon vjehrri bisedën e parë me doktorin.

“Unë shkova në dhomë. Nusja më foli e më tha: O ma jam mirë,” tregon vjehrra.

Telefonata tronditëse

Një telefonatë nga spitali kur familjarët kishin pak që kishin hyrë në shtëpi i tronditi. Nuk kishin shumë që kishin lënë spitalin e Gjirokastrës pasi mësuan se gjithçka kishte shkuar mirë.

“Në orën 03:00 na morën në telefon më thonë që është përkeqësuar. Erdhëm këtu më vrap. Doli doktori, infermierët,” tregon vjehrra. “Infermierja na mori e na tha që kishte pasur bllokim në frymëmarrje vdiq”, tregon kunati i saj.

“Na iku për duarsh”

Vajza në marsin e 2021 mbushte 20 vjeçe. E reja ishte futur sërish në sallën kirurgjikale për herë të dytë. Familjarët kanë dëgjuar infermierët duke thëna thanë ‘na iku nëpër duar!’ ‘si të më ikë kështu’.

Familjarët kërkojnë drejtësi. Ata kërkojnë që t’i bëhet ekspertiza nga ekspertë mjeko-ligjorë nga Tirana