A po “piketohet” (dorë)heqja e ministres Kodheli dhe përse?!

542
Sigal

Ministrja e Mbrojtjes,
zonja Mimi Kodheli, vetëm 24 orë pas debatit të zhvilluar me Ministrin Grek të Mbrojtjes,
Panos Kamenos, të cilin e krahasoi me “satrapët e kohëve të vjetra” për shkak të
faktit, që ai u vesh ushtarak dhe së bashku me Shtabin e Luftës “desantoi” në
kufirin me Shqipërinë, ajo u sulmua prej mediave ekstremiste greke, për të
shkuarën e saj të përpara 25 viteve, sikur gjoja kishte qenë e punësuar në
klubet e natës në Greqi. Pas kësaj akuze të medias greke, që kuptohej se ishte
presion i rendë publik për të dëmtuar personalitetin e ministres Kodheli,
ministrja nuk reagoi, duke e kaluar me shpërfillje. Mirëpo vetëm 2 javë pas këtij
sulmi, ministrja Kodheli ka dalë publikisht me një qëndrim “suprizë”, me të
cilin lë të kuptohet se do ajo të japë dorëheqjen ose se mund të hiqet nga
posti si Ministre e Mbrojtjes, paçka se kryeministri, pavarësisht skandaleve në
ushtri e ka pasur dhe e ka zonjën Kodheli në “listën e nderit” të ministrave të
“Rilindjes’. Mirëpo sinjalin e kësaj (dorë)heqjeje e jep pothuajse qartazi vetë
ministrja Kodheli, duke deklaruar në një stacion televiziv shqiptar: “Të vinte dikush tjetër do të ishte më mirë, për t’i dhënë një
tjetër hov rrugës së mirë në të cilën ndodhen Forcat e Armatosura dhe Ministria
e Mbrojtjes Shqiptare në tërësi
…”!