Neymar, sërish baba: Zbulohet emri i bebushit

97
Sigal

Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, janë bërë prindër të një vajze. Emri i vajzës është Mavie.

Emri është me origjinë kelte dhe do të thotë “kënga e zogjve”.

Lajmin e bëri me dije Bruna, e cila publikoi disa foto në Instagram, ku shihet ajo dhe Neymar, duke mbajtur në krahë bebushen. Në mbishkrimin e fotos, Bruna shprehet: “Mavie ynë na kompletoi jetët. Mirë se erdhe, bijë!”, duke shtuar se e duan shumë dhe duke falenderuar vajzën që i zgjodhi si prindër.

Në prill të këtij viti, pas ribashkimit të tyre, ata njoftuan ndjekësit se do të bëheshin prindër.

Ky është fëmija i parë për çiftin, ndërsa Neymar është babai i një djali 12-vjeçar, Davi Lucca, për të cilin bashkëprindëron me Carolina Dantas.