Këngëtarja e njohur Janet Jackson: Vuaj nga një depresion i thellë

619
Sigal

Janet Jackson njoftoi se vuante nga një depresion i thellë që lidhej, sipas asaj, me një kompleks inferioriteti e shkaktuar nga racizmi dhe seksizimit në shoqërisë amerikane.

Në një artikull të publikuar në revistën “Essence”, që u drejtohet grave me ngjyrë, këngëtarja 52- vjeçare shpjegon se për herë të parë u ndje e lumtur vetëm kur lindi fëmijën e parë, në vitin 2017.

Ajo, që është bërë e famshme që në vitet 1980 tregon se këto 30 vite të saj ne karrierë kanë qenë të vështira.

“Fakti i të pasurit pak vlerësim për veten mund të lidhet me një ndjenjë inferioriteti që përkon me fëmijërinë. Kjo mund të lidhet me objektiva që duam të arrijmë, por që janë shumë larg. Sigurisht që janë problemet sociale si racizmi dhe seksizmi”, vazhdon ajo.

“Nëse i përzieni të gjitha atëherë do të keni një depresion, një sëmundje kokëfortë dhe të frikshme”, theksoi Janet Jackson.

Motra e vogël e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, i cili ka vuajtur gjithashtu nga depresioni, u rikthye në skenë në vitin 2015 me një album, para se të ndërpriste papritur turin e saj në mars 2016 ku shpjegonte se kërkonte të themelonte një familje dhe se ishte shtatzënë me djalin e saj të parë.