Moderatorja bukuroshe dhe shumë e komentuar në media, Einxhel Shkira është rikthyer pas në kohë me postimet e fundit në InstaStory duke treguar foto nga vitet e kaluara.
Në njërën prej fotove një ndjekës i shkruan Einxhelit: “Në kohën kur të kishte xhuxhi dashnore ke qen ktu”.
“Hahahah me thënë të drejtën s’kam pas nai xhuxh dashnor. Mos më ngatërron me Borëbardhën?”, ishte përgjigja epike e Einxhelit.
Më pas moderatorja ka treguar edhe bisedën në vazhdim ku ndjekësi i shkruan se e ka ngatërruar vërtet.