Meridiani ironizon publikisht marrëdhënien e Borës me Donaldin

130
Sigal

Ish-banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Fitstation”, ku mes të tjerash bëri dhe një koment për marrëdhënien e shumëpërfolur të Borës me Donaldin.

Ai e ironizoi, teksa tha “Thonë që në mal bora kur nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan. Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”.

Kujtojmë se marrëdhënia e Donaldit me Meridianin ka qenë e tensionuar që pas daljes së këtij të fundit nga “Big Brother VIP”, pasi ishte Donaldi ai që e çoi në nominim.