Khloe Kardashian kryqëzohet nga fansat, ja shkaku…

483
Sigal

Ylli i “Keeping Up with The Kardashian”, Khloe Kardashian postoi një foto të thonjve në Instagram dhe fansat e kryqëzuan duke e quajtur një nënë të pakujdesshme.

Sipas “DireDonna” një nënë e re nuk duhet t’i mbajë thonjtë e gjatë sepse përpos pelenave që duhen ndërruar, thonjtë mbajnë mikrobe të dëmshme për fëmijët, por Khloe nuk është një mama tipike.

Pas reagimeve të shumta, nëna e re shpërndau këtë postim në Twitter:

“Është e bezdisshme kur njerëzit flasin për thonjtë e mi. Më besoni, ia dal shumë mirë. Në të njëjtën mënyrë siç kujdesem për veten, kujdesem dhe për fëmijën tim. Ka gjëra më serioze për të diskutuar. Të paktën kështu shpresoj. “ shkruajti Khloe Kardashian.

Khloe u bë nënë e një vajze, True, më 12 prill të vitit të shkuar pas disa vitesh që tentonte të bëhej nënë.