Këngëtari i famshëm ndjek veprimet e ish të dashurës, i jep lamtumirën muzikës

379
Sigal

Justin Bieber po tërhiqet nga bota e muzikës për momentin.

Në një postim në Instagram, ylli i popit zbuloi se do largohet përkohësisht nga muzika për tu përqendruar tek shëndeti i tij mendor.

“Kam lexuar shumë mesazhe ku keni thënë se doni një album. Gjatë moshës së adoleshencës dhe deri vonë jam marrë me muzikë. Por ju e keni parë sesa i palumtur isha unë në turneun e fundit dhe ju nuk e meritoni këtë. Ju paguani para për të ardhur dhe dëshironi një koncert energjik dhe unë nuk isha në gjendjen e duhur emocionale për ta dhënë këtë gjatë turneut,”-tha këngëtari.

Justin theksoi se dëshiron të fokusohet tek martesa e tij.

“Jam i fokusuar tek rregullimi i disa çështjeve të rrënjosura thellë, që shumë prej nesh kanë brenda vetes, që të mos copëtohem. Dua të fokusohem tek martesa ime dhe të jem babai që dua të jem.”

25-vjeçari shtoi se muzika është pjesë shumë e rëndësishme e tij, por nuk mund ta vendosë para shëndetit e familjes.

“Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen përpara familjes sime dhe shëndetit tim,”-tha ai.

Por u premtoi 106 milionë ndjekësve të tij në Instagram se do rikthehet me një album.