Kapen në mes të emisionit, Graciano e quan “palaço që shet veten”, Valeri i kthehet: “Je një copë balerini!”

502
Sigal

Një diskutim tepër i ashpër me ofendime personale u kthye biseda në studion e emisionit “Shqipëria ime” mes Graciano Taganit dhe Valer Kolnikajt.

Ishte balerini ai i cili e nisi i pari debatin duke e quajtur Valerin një palaço që shet veten për të dalë në televizion.

Por Valeri nuk ia la mangut, por u mbrojt duke e quajtur Gracianon një “copë balerini”.

Të dy kanë qenë pjesë e programit “Big Brother”, por me sa duket Graciano dhe Valeri nuk e durokan dot njëri-tjetrin.

Graciano Tagani: Ti je përfaqësuesi i BB, për çfarë je i famshëm për shembull?

Valer Kolnikaj: Unë për shembull kam qenë opinionist në “Top Show” që ti nuk ke pasur shansin që të jesh, kam qënë pjesë e “Dance with me”…

Graciano Tagani: E di çfarë është ndryshimi, të përfaqësosh veten tënde dhe palaçon që bën ti!

Valer Kolnikaj: Fjala merr vlerë nga goja e kujt del!

Graciano Tagani: Hatri i këtij emisioni është që ti je përballë me mua. Këta janë njerëz që shesin veten për të dalë në televizor. S’kanë karakter dhe shesin çdo gjë për të qënë në qendër të vëmendjes. Për ty jam duke folur.

Valer Kolnikaj: Je duke folur me një mjek që ka arritur shumë gjëra, ti je një copë balerini. Ashtu je.