Jonida Maliqi nis xhirimet e videoklipit të këngës për në Eurovizion

496
Sigal

Në 16 maj Jonida Maliqi pritet të ngjitet për herë të parë në skenën e madhe të ‘Eurovision’. Këngëtarja do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, që është pritur mjaft mirë nga publiku europian. Jonida ka premtuar se do të japë gjithçka nga vetja që përfaqësimi i vendit tonë të jetë sa më dinjitoz . Gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo ka nisur xhirimet për videoklipin zyrtar bashkë me stafin që kujdeset për pamjen e saj. Në faqen zyrtare të ‘Eurovision Albania’ është publikuar një sekuencë e shkurtër gjatë prapaskenave të videoklipit, i cili shihet se është duke u xhiruar në një studio.

Për t’u shfaqur sa më mirë në klip, Jonida ka përzgjedhur disa nga profesionistët më të mirë shqiptarë të stilit dhe fotografisë. Për veshjen e saj është kujdesur stilisti Ardi Asllani dhe nga një video e publikuar fustani duket mjaft i veçantë.

Ndërkohë dy ditë më parë Jonida realizoi setin fotografik për prezantimin e saj. Videoklipi zyrtar i këngës “Ktheju Tokës” pritet të publikohet në datën 8 mars.