Vendimi drastik për Amber Heard, miliona njerëz kërkojnë largimin e aktores nga…

155
Sigal

Gjyqi mes Jonny Depp dhe Amber Heard duket se po i kushton shumë kësaj të fundit. Peticioni i Change.org për të hequr aktoren nga kasti i “Aquaman 2” ka arritur mbi 2.6 milionë nënshkrime. Me përfundimin e javës së tretë të gjyqit, peticioni u kërkon drejtuesve të filmit që Amber mos të jetë më pjesë e kastit.

Peticioni shkruan se “Amber Heard është ekspozuar si dhunuese në familje nga Johnny Depp”. Ai gjithashtu pretendon se që nga divorci i çiftit, Heard “ka bërë përpjekje sistematike për të shkatërruar Depp në Hollyëood, duke bërë rrëfime të pavërteta e të shumta të incidenteve në të cilat ajo kishte abuzuar me Johnny Depp, duke gënjyer se ai ishte abuzuesi”. Peticioni shton se dhuna në familje ndaj burrave “duhet të njihet dhe duhet të ndërmerren veprime për të parandaluar që një abuzuese e njohur të promovohet në industrinë e argëtimit”. Protesta virtuale e krijuar nga artistja Jeanne Larson synon tre milionë firma. Change.org vëren në faqe se nëse peticioni arrin qëllimin e tij, ai do të jetë një nga peticionet me më shumë nënshkrime.

Tashmë thuhet se Amber Heard do të ketë më pak se dhjetë minuta kohë në serinë e ardhshëm të Aquaman. Gazetarja e filmit Grace Randolph, e cila njihet për filmat e librave komikë, ka pohuar se fansat nuk do ta shohin aq shumë prej saj në vazhdimin e ‘Aquaman And The Lost Kingdom’, i cili pritet të dalë në mars 2023. Nuk dihet nëse roli i Amberit ishte planifikuar të ishte i tillë apo nëse koha e saj në ekran u zvogëlua pas betejës ligjore me Johnny Depp.

Pas ndarjes së çiftit në vitin 2016, Heard shkroi një artikull për ‘The Washington Post’ në 2018, ku ajo e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje, duke mos përmendur emrin e aktorit. Depp ka paditur Heard për artikullin, duke e akuzuar për abuzim fizik dhe verbal ndaj tij, por ajo i ka mohuar akuzat.