Lidhja ndërmjet aktorit Channing Tatum dhe këngëtares Jessie J po bëhet gjithnjë e më serioze. Ata prej muajsh përfliten në një lidhje, por sinjalin e parë e dha Jessie J, e cila ndiqte shfaqen e Channing Tatum “Magic Mike”, ku i uronte suksese. Tashmë është radha e aktorit që ka bërë hapin e radhës. Në fakt mund ta merrni si një konfirmim të dytë edhe nga ai. Teksa Jessie J performonte në skenë, Channing Tatum duket se është frymëzuar nga performanca e saj dhe i ka bërë një dedikim Jessie J-t. “Kjo femër sapo e la zemrën e saj në skenë. Kushdo në sallën e “Royal Albert Hall” ishte dëshmitar i diçkaje të veçantë. Uauuu”,- ka shkruar Channing për Jessie J.

Kujtojmë që Channing Tatum u nda nga bashkëshortja e tij, Jenna Deëan në muajin prill pas 9 vitesh. Ata kanë edhe një vajzë 5-vjeçaren, Everly.