Sigal

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për ndjenjën e të qenit nënë. Prej vitesh, ajo gëzon vogëlushin Dani, i cili e mbush me jetë edhe në ditët e saj më të këqija.

 “Lum ajo që ka fatin të jetë nënë, ju baballarë më vjen shumë keq, mirëpo ndjesia e nënës para krijesës së saj nuk ka të krahasuar. Është…unë pa Danin nuk frymoj dot, pa Danin nuk kam ajër, pa Danin nuk ekzistoj. Në momentin që ka lindur Dani kam kuptuar që ekzistenca ime vlen dhe është ai që më mbush, domethënë e ka mbushur jetën time edhe në ditët ‘down’, është ai që kur lumturohem më çon në qiellin e shtatë. 

Është ai që më mban me këmbë në tokë, të mos bëj gabime, është ai që më frymëzon që të eci përpara. Dani është engjëlli im, ashtu sikurse thash edhe kur e mora çmimin, që Zoti më ka bekuar me të dhe ma ka bërë jetën të lumtur”,tha Jonida në një intervistë për Prive.

Ndërkohë, këngëtarja ka arritur një sukses të madh në muzikë. Ajo ka fituar cmimin e parë në Festivalin e RTSH-së me “Ktheju tokës”, këngë me të cilën do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.