Ja pse artistet shqiptare kanë vërshuar top listat amerikane

528
Sigal

Billboard kanë bërë një shkrim special për suksesin që po kanë artistet shqiptare në top listat e huaja, sidomos në top listën më të madhe amerikane.

Billbard fillon shkrimin me postimin e Bebe Rexhës, kur këngëtarja ka kërkuar bashkëpunim nga artistet tjera shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa e Ava Max, të cilat gjithashtu po korrin suksese të mëdha me këngët e tyre.

Postimet e Bebe Rexhas janë shoqëruar me suksesin e madh të artisteve shqiptare në ‘Billboard Hot 100’ në vitin e fundit. Ajo e theu rekordin duke qëndruar më së shumti javë në krye të ‘Hot Country Songs’ – 50, me bashkëpunimin me Florida Georgia Line, “Meant to Be”.

Dua Lipa kryesoi “Top 40” për katër javë me “New Rules”, ndërsa Rita Ora ksihte dy këngë në “Top 10”,ndërsa Ava Max hyri në “Top 20” e “Billboard Hot 100” me këngën debutuese “Sweet but Psycho”.

Këto artiste kanë prindërit shqiptarë (edhe pse ato janë lindur në vende të ndryshme Rita Ora në Kosovë, Dua Lipa në Londër, kurse Ava Mac në Milwaukee).

Këngëtarja dhe kompozitorja Njomza, bashkë-autore e hiteve të Ariana Grandes “Thank u Next” dhe “7 Rings”, është një tjetër artiste shqiptare që po shënon suksese në tabela.

E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet 1990, e ka ndezur kreativitetin e brezit së saj.

“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb”, thotë Njomza.

“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, thotë Njomza, e cila ka përmendur edhe suksesin e Lyrical Son, Capital T dhe Dafina Zeqirit – “është një vend që po përparon”, citohet të ketë thënë ajo.

“Detyra për të krijuar jetë më të mirë. Nëna ime gjithnjë më ka thënë se jemi ajo që jemi, ne jemi shqiptarë. Ne jemi të çmendur dhe kurrë nuk heqim dorë”, ka përfunduar Max.