Gennaro Gattuso “përgatitet” për largimin nga Milani, takim me agjentin Jorge Mendes

469
Sigal

Në rast se Milani nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në fund të këtij sezoni, atëherë me shumë mundësi trajneri Gennaro Gattuso, mund të largohet nga kuqezinjtë.

Ajo që e përforcon akoma më shumë largimin e tij është edhe marrëdhënia e acaruar mes teknikut italian dhe Leonardos, drejtorit të ekipit të Milanit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Rino ka darkuar në një restorant me agjentin e njohur Jorge Mendes, I cili është edhe mik i ngushtë i tij. Trajneri i ka kërkuar Mendes-it që të jetë i përgatitur për t’i gjetur një klub për sezonin e ardhshëm nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur për të.

Newcastle United është një alternativë për Gattuson, klub që mendohet se ia ka parashtruar si ide agjenti, por për këtë lëvizje duhet të pritet deri në fund të sezonit sepse edhe trajneri aktual i skuadrës angleze, Rafa Benitez është në bisedime për të rinovuar kontratën edhe pse duket e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërkohë, kujtojmë se kontrata e Gattuso-s tek Milani është deri në vitin 2021.