Gigi Hadid poston foton e rrallë të së bijës

37
Sigal

Vajza e Gigi Hadid, Khai, po rritet kaq shpejt. Supermodelja ndau një foto të rrallë të 3-vjeçares duke luajtur në dëborë. Khai ishte veshur me një kostum rozë të ndezur, çizme të bardha dhe një kapuç me printe leopardi.

28-vjeçarja postoi gjithashtu një foto bardhë e zi të saj duke tërhequr Khai-n në një sajë. Në të dyja fotografitë, Gigi është kujdesur që të mos shfaqë portretin e vajzës.

Modelja e famshme e pasarelave nuk ka postuar kurrë një foto të fytyrës të së bijës. Shtatorin e kaluar, Gigi postoi vetëm një detaj të vogël për fansat ku zbuloi flokët bjondë të vogëlushes