U rrëzua nga biçikleta, përfundon në spital 23-vjeçari në Tiranë

37
Sigal

Një 23-vjeçar ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Muzeut Kombëtar në kryeqytet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: 

Mëngjesin e sotëm, mbrapa Muzeut, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi E. Ll., 23 vjec, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet ne spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.