Sigal

Ditën e sotshme në media qarkulloi lajmi se këngëtari me famë botërore, Chris Brown po qëndron në burg. Arsye për këtë thuhej se ishte bërë denoncimi për përdhunim i një gruaje në Paris. Por me sa duket lajmi nuk ka qenë i vërtetë dhe këtë e ka zbuluar Chris nëpërmjet një postimi të bërë pak minuta më parë në ‘Instagram’. Ai tregon i irrituar se ky lajm nuk është i vërtetë dhe familja e tij është shumë e shqetësuar.

“Unë dua t’jua bëj të qartë. Kjo është e gjitha një gënjeshtër e tepruar. Për vajzën dhe familjen time kjo është e tepërt dhe aspak e moralshme”,- shkruan këngëtari.

Së fundmi këngëtari nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën private, pasi herë pas here ka marrë akuza të ndryshme që e kanë çuar në gjykatë.