Sigal

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka zbuluar për të gjithë femrat se si ia doli të luftonte depresionin pas lindjes. Ajo ka folur për shëndetin mendor pasi ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë me ish-bashkëshortin Chris Martin para 12 vitesh.

“Doktorët tentuan ta kuronin depresionin me anti-depresivë. Ato u kanë shpëtuar jetën shumë personave në të vërtetë. Mendova të nis një terapi dhe të fillojë të stërvitem dhe të ndalojë së piri alkool dhe t’i jepja mundësinë vetes të rigjenerohesha dhe të flija më shumë”, tha aktorja 46 vjeçe.

Personi i parë që kishte vënë re shenjat e depresionit ka qenë ish-bashkëshorti.

“Pas katër muajsh që e përjetova, Chris më tha se ka diçka që nuk shkon me mua. unë insistoja se jam mirë. ekzistojnë disa mënyra të këtij depresioni, prandaj është e rëndësishme që çdo femër të flasë për këtë”, shtoi Gwyneth.

Ndërkohë në lindjen e parë ka qenë shumë e emocionuar dhe nuk ka patur asnjë problem të tillë. Ajo këshillon femrat që të flasin për këtë gjë, pasi nuk është e pazakontë dhe do i ndihmojë shumë.