FOTO/ Dj Sardi zbulon për herë të parë portretin e djalit të tij

145
Sigal

Disa muaj më parë, Dj Sardi dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj u bënë prindër të një djali për herë të parë. Ai ka zbuluar për publikun se djali i tyre është pagëzuar me emrin Zais Denzel Shehu.

Image

Ditën e sotme, i vogli mbush plot 3 muaj nga ardhja në jetë dhe me këtë rast Sardi ka publikuar në Instastory një fotografi me të birin në shtat teksa vetë po flinte gjumë.

“Ora 07:00. – Mami mendoj që ta zgjojmë babin se boll ka fjetur. Se u në bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur”-ka shkruar ai.

Image

Kjo është ndër të parat herë që ai bën publik portretin e djalit të tij pasi sa i përket jetës së tij private Sardi është treguar gjithmonë hermetik.

Në rrjetet e tij sociale kryesisht publikimet janë sa i përket profesionit të tij dhe shumë pak gjëra personale.

Rikujtojmë se kur i biri ishte vetëm 11 muajsh atij i ëhstë dashur të largohet nga Shqipëria për shkak të punës. Këtë moment Sardi e ka përshkruar sio më të vështirin të jetës së tij pasi rreth 1 muaj ka qëndruar në Australi.

“Gjithë bota mu shemb para tij”-ka treguar Sardi ku ndër të tjera u shpreh se ka qenë partnerja e tij Jonisa e ka ndihmuar shumë atë.

Image