Një mbrojtës nxit Armando Brojën: Ka ende shumë për të treguar

159
Sigal

Tino Livramento, i afruar nga Chelsea në radhët e Southamptonit, është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë me “Shenjtorët”.

19-vjeçari ka dalluar dhe ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të trajnerit Ralph Hassenhutl, ndërsa së fundmi Livramento ka ndarë mendimin e tij edhe për një tjetër lojtar vendimtar te Southamptoni, Armando Broja.

Mbrojtësi anësor thekson se nuk është surprizuar nga ajo që lojtari i kombëtares së Shqipërisë ka treguar në fushë, ndërsa shton se Broja u tregua i zoti për të shfrytëzuar besimin që trajneri dhe stafi teknik i skuadrës i dhuroi.

“Unë e kam ditur shumë mirë se çfarë Broja mund të bëjë në fushë dhe jam i lumtur që është përshtatur më së miri. Kur Brojës i erdhi shansi ai e shfrytëzoi atë, ia doli të bënte më të mirën kur trajneri dhe stafi i besuan.

Ka pasur shumë vazhdueshmëri prej momentit kur bëri debutimin, por unë them se Broja ka ende shumë për të treguar. Edhe vetë ai është shumë i vetëdijshëm se ka mundësinë për të bërë më mirë”, u shpreh Livramento.