Alketa Vejsiu falenderon Elvana Gjatën: Ti s’kishe nevojë për garë, jurinë nuk e zgjodha unë

489
Sigal

Kur Festivali i 58-të i Këngës në RTSH e ka ulur tashmë siparin dhe Arilena Ara është zgjedhur nga juria, si ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në Eurosong, prezantuesja dhe producentja e kësaj gare të këngës, Alketa Vejsiu ka reaguar me një shënim të gjatë, dedikuar Elvana Gjatës, ku nuk mungon ndjesa dhe kërkesa për falje.

Një fjali në nisje të shënimit të bërë në Instagram për fituesen, Arilena, dhe një mesazh i gjatë për Elvana Gjatën.

“Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une”- shkruan Alketa.

Ajo e falenderon Elvanën, duke treguar hapur se këngëtarja ka ardhur në këtë festival sepse besoi tek Alketa.

“Elvana Faleminderit! Ti erdhe në këtë Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevojë për garë për të konfirmuar atë që je, sepse ti thjesht Je!”