Ballina Showbiz Dua Lipa mban fjalim në Universitetin e Kembrixhit

Dua Lipa mban fjalim në Universitetin e Kembrixhit

465
Sigal

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbajti të hënën  një fjalim në Universitetin e Kembrixhit për ndryshimin e normave gjinore në shoqëri.

Me anë të një postimi në Instagram ku postoi imazhe nga fjalimi dhe takimi me studentët në Universitet, artistja shkruajti:

“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të mbajtur një fjalim se çdo të thotë të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht gratë artiste në media dhe media sociale, çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri. Prindërit e mi janë të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”.

Tashmë, Dua është një artiste me famë ndërkombëtare, prandaj komenti i saj rreth një teme që përflitet në të gjithë botën konsiderohet tepër i vlefshëm.