“Makthi” i goditjeve të dënimit, Ronaldo nuk shënon kurrë te Juve

440
Sigal

Goditjet e dënimit po kthehen në mallkim për Cristiano Ronaldon te skuadra e Juventusit. Në 53 ndeshjet zyrtare në të cilat është aktivizuar me skuadrën torineze, sulmuesi portugez, ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës nga gjuajtjet e lira. Në 28 tentativat e tij, në 19 goditjet e CR& kanë përfunduar në barrierë, dy jashtë, ndërkohë që në vetëm 7 raste portieri është detyruar që ta presë topin.

Në 8 gjuajtjet e fundit, goditjet e portugezit janë ndalur në barrierën e kundërshtarëve, duke mos kërkuar ndërhyrjen e portierëve të Ajax, Fiorentina, Frosinone, Inter (dy herë) dhe Lokomotivës së Moskës.

Ai ka shënuar deri më 33 gola me fanellën bardhezi, por nuk ka mundur që të shfaqë një nga specialitet e tij që ka treguar te Manchester United, Real Madrid dhe me kombëtaren portugeze. Te Juventusi Ronaldo mbetet ende ekzekutuesi kryesor i goditjeve të dënimit, duke u ndërruar në disa raste me Pjanic dhe Dybala.