Dafina Zeqiri anuloi koncertin, ky është shkaku

39
Sigal

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Artistja mesa duket është sëmurë, e për këtë shkak nuk mundet të jetë e pranishme në koncertet që ishin planifikuar për të.

E një prej tyre u desh të anulohej për këtë shkak. Menaxheri i artistes ndau publikisht lajmin se për arsye shëndetësore, Dafina nuk mundi të performojë mbrëmë në Pejë.

“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj se shumë shpejt do t’ju sjelli një super show për ju! E juaja, Dafina”, thuhej në deklaratën e anulimit të koncertit, duke mos treguar se çfarë ka saktësisht.

Me siguri fansat e saj do jenë mërzitur pasi kishin planifikuar të shihnin artisten e preferuar, por siç thotë Dafina, do rikthehet sërish me një show tjetër.

Dafina Zeqiri anuloi koncertin, ky është shkaku