Capital T i këndon dashurisë më të madhe: Të kam premtuar se do të krenohesh

255
Sigal

Capital T ka publikuar projektin më të fundit dedikuar nënës së tij.

“Fjalt e Nanës” sapo është lançuar në Youtube dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Reperi i këndon dashurisë më të madhe të jetës së tij, teksa tregon se premtimet që i ka dhënë i mbajtur.

“T’kom premtu, t’kom premtu që ni ditë ki mu krenu. Ti me mu, unë e di ti sa je munu. Je lut për mu, prej rrugëve të kqija ti m’ke pshtu.

S’muj me harru, s’muj me harru nanë. T’kom në mend, sa herë jom larg e ndjen mungesën tem”, thotë ndër të tjera reperi.

Pak kohë më parë publikoi albumin që mban titullin “Skulpture”, për realizimin e të cilit ka punuar me një sërë emrash të mëdhenj të industrisë muzikore shqiptare si Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero por dhe artistin e huaj Mente Fuerte.

Ndërkohë që pritet të publikojë dhe një duet me Alban Skënderajn.