Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf”
Dy ditë më parë Sekretari i Shtetit në SHBA, Marco Rubio, njoftoi mes të tjerash për një politikë të re kufizimi vizash për zyrtarët e huaj dhe individët që janë bashkëfajtorë në censurimin për sigurinë e amerikanëve. Rubio shprehet gjithashtu se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe zv/Sekretari i DASH dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Por nëse SHBA, OKB dhe Institucionet e të Drejtave të Njeriut, ngrenë alarmin e “Lirisë së Fjalës”, ndalimin e sulmeve dhe burgosjen e gazetarëve, sidomos ata pro amerikanë. Autoriteti Kombëtar Ushqimor në Tiranë, kërcënoi mediat dhe gazetarët për ndëshkime penale apo burgosjen e “Fjalës së Lirë”. Me sa duket krimi ushqimor kërkon t’i mbyllë gojën mediave dhe gazetarëve që mbrojnë, jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajtë që jetojnë e punojnë në vendin tonë mes tyre edhe qindra qytetarëve amerikanë, amerikano-shqiptar apo edhe fëmijët e shkollave e kopshteve, pjesë e personelit diplomatik dhe institucioneve të tjera euro-atlantike. Deklarata e kreut ta AKU-së eshtë model i tipit “komunist”, ku arroganca kërkon të mbulojë korrupsionin dhe krimin ushqimor me produktet e import-eksportit, lëndët pesticide etj. E në këmbim të denoncimit nga mediat, ofron burgun dhe dënimet e tjera penale, të cilat rrënojnë themelet e demokracisë. Por, “sharlatanët” që po helmojnë shqiptarët me ushqime me salmonelë e pesticide, duhet ta kenë të qartë se demokracia nuk mund të mbijetojë pa lirinë e shtypit dhe pa lirinë e të shprehurit. Kjo është edhe arsyeja që mbrojtja e lirisë së medias konsiderohet si një pjesë përbërëse kritike për ndërtimin e një demokracie të shëndoshë. Pa lirinë e shtypit, demokracia nuk mund të mbijetojë. Pa lirinë e të shprehurit, nuk ka as liri të tjera, ka theksuar kohë më parë mes të tjerave Presidenti SHBA-ve dhe kreu i OKB-së. Fatkeqësisht, më duket se, në këtë tranzicion tepër të zgjatur prej 32- vitesh, dielli i demokracisë së vërtetë shqiptare, të ketë humbur rrugën në vranësirat e jetës konfliktuale politike të korruptuar shqiptare. Ose të paktën të ketë devijuar shumë keq nga rruga, që duhej të ndiqte në zhvillimin e demokracisë dhe lirive bazë të njeriut, në tranzicionin e pafund “post-komunist” në Shqipëri. Kërcënimi i zyrtarëve të korruptuar të AKU-së është pjesë e këtij realiteti, ndërsa deklaratat e zyrtarëve amerikanë, tregojnë se koha e badakçinjëve, e kriminelëve ushqimorë dhe terroristëve që sulmojnë “Fjalën e Lirë dhe Lirinë e Shtypit” po u vjen fundi.

















