Monica Belluci i thotë jo “Sanremos”. Ja arsyeja

618
Në edicionin e tij të 70-të, festivali italian i këngës ua ka lënë të gjithë pushtetin grave.
Sigal

Janë plot 10 femrat (të gjitha shumë të bukura) që do të shoqërojnë në skenë Amadeus, prezantues i njohur në ekranin e vendit fqinj.

Një ndër këto emra ishte dhe aktorja e njohur Monica Belluci por kjo e fundit  i ka thënë jo këtij festivali për arsye madhore.

Aktorja emri i së cilës ishte konfirmuar gjatë konferencës për shtyp përkrah Amadeus, largimin e saj e ka bërë të ditur përmes zëdhënësit të saj.

’ Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë dhe kishim bërë një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi pasur sukses. I uroj atij dhe ekipit të tij një festival të këndshëm dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen ” është shprehur zyra për shtyp e aktores.