“70 mijë lekë për të më bërë gjilpërën”/ Mariana Kondi i ktehet keq mjekes: Ik mos ta…

498
Sigal

Aktorja e njohur shqiptare Marjana Kondi ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer eksperiencën e saj që kaloi me Covid-19 dhe per disa raste me mjeke qe e hutuan edhe më shumë.

Përveç recetës që do i jepte me ilaçe për t’i marrë në farmaci, nje mjeke i tha që do të të japim dhe biletën për të ikur në Romë për t’u kuruar së bashku me pacientët e tjerë. Aty ja mbylli telefonin duke e sharë. Më pas merr mjeken e tretë në telefon, ku kjo tjetra i kërkonte 70 mijë lekë për t’i bërë gjëlpërën.

Marjana Kondi: Mora telefonatën e dytë dhe ajo fantastike. Ajo bënte llogaritë, 70 mijë lekë do mi japësh mua më tha. I thashë pse të ti jap ty? Po do mi japësh mua sepse unë do vij të të bëj gjëlpërën tha, paradite dhe pasdite. I thashë po ti si do vish, do vish si ato astronautët me ato veshjet? Po tha, sa tha ajo këtë fjalë i thashë ik mos ta… e ja mbylla telefonin.

E përshëndete dhe këtë (qesh).

Marjana Kondi: E përshëndeta. E thashë obobo çfarë do bëj. Kam shtëpinë afër klinikës gjermane dhe nuk më shkonte mendje që sa të vinte 127 të shkoja ta bëja. Ika vura një kapele në kokë që të mos më shikonin njerëzit se më dukeshe sikur më shikonin të gjithë mua dhe unë isha me Covid dhe më thonin si ka mundësi që del kjo. Shkova atje, bëra  tamponin e më tha je me Covid.

Filloi prap mendja po sikur të vdes, po sikur ashtu po sikur ashtu. Kur më ra  një telefon. Alo i thashë, ishte doktor Pipero, sikur ra Zoti nga qielli. Më tha çke që bëhesh alarmante, i thashë kam hall se kështu kështu. Më tha nuk duhet të dëgjosh dhe të shikosh absolutisht fare televizor dhe të njerëzit. Do dëgjosh vetëm mjekun profesionist. Do rrish në shtëpi dhe do më marrësh mua çdo mëngjes në telefon. Nëse ti nuk i zbaton këto gjërat, ki kujdes më tha se mund të ndodhë edhe ndonjë gjë e keqe.

Si e kaloje ditën?

Marjana Kondi: E kalova shumë lehtë, e merrja Piperon çdo mëngjes, i thoja kam atë kam këtë, i thashë një herë po sikur të pi dhe kafe? Më tha ta pish që çke me atë punë. I thashë do ta pi tek shkalla me komshien. Jemi 4 veta që rrijmë tek pjesa e korridorit, unë rrija lart, por rrija prapë me këtë përballë që më bënte kafen, bëja muhabet dhe harroja ndonjëherë që jam e sëmurë. Si duket gjendja psikologjike e njeriut ka të bëjë shumë. Duhet të përkushtohesh karshi vetes, të marrësh mjekimin që të thotë mjeku, jo të dëgjosh të ndodh kjo apo të ndodh ajo. Ndoshta është edhe me kismet, ndoshta është edhe me imunitetin dhe natyrën e njeriut , por Covidin unë ia dedikoj profesor Pëllumb Piperos.