Siguria dhe efikasiteti i doganave shqiptare / “Gjurmim me GPS për kontenjerët”

288
Sigal

Doganat Shqiptare do të bashkëpunojnë me UNODC për gjurmimin e kontenjerëve. Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, i cili priti në një takim Drejtoren e Zyrës së UNODC, në Shqipëri, Ela Banaj, dhe Ekspertin e UNODC, në Organizatën Botërore të Doganave(ËCO), Svetlan Savov.

Gjatë këtij takimi biseda u përqendrua në zbatimin e Programit të Kontrollit të Kontenjerëve në Portin e Durrësit, ku UNODC ka prokuruar njëzet gjurmues kontenjerësh, GPS, të cilët do të vihen në dispozicion për nevojat e Njësisë së Kontrollit të Kontenjerëve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Gjithashtu do të ofrohet trajnim i punonjësve për përdorimin e tyre. Eksperti i ËCO, do të zhvillojë një trajnim tre ditor mbi Opioidet dhe Prekursorët e Drogave, ku do të marrin pjesë punonjësit e Njësisë së Kontrollit të Kontenjerëve në Portin e Durrësit dhe të Njësisë së Kontrollit të Kargove Ajrore, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave mbi indikatorët e riskut, tendencat e trafikimit/kontrabandimit dhe analizën e informacionit.