“Kisha frikë se do të më linte”- Dëshmia tronditëse e gruas për krimin në Itali! Trupi i shqiptarit 72-vjeçar Shefki Kurti u gjet i copëtuar

116
Sigal

Policia italiane ka bërë zbulimin shokues: Shefki Kurtin e ka vrarë bashkëshortja e tij, N. Kurti, 68 vjeçe! Gruaja, sipas mediave italiane që i janë referuar Policisë, ka dëshmuar skenën horror, ndërkohë që si motiv ka nxjerrë faktin se ishte trembur se mos do ta linte.

Ajo ka treguar detajet e krimit makabër, ndërkohë që zbulimi ka ardhur nga skuadra e Policisë Shkencore, e cila mbërriti nga Parma për të ekzaminuar shtëpinë e viktimës. Ata e nxorën gruan nga shtëpia për ditë me radhë, duke e kthyer banesën në një vendngjarje në të cilën nuk kishte të drejtë të hynte askush.

E për pasojë edhe pse gruaja ishte përpjekur që të fshinte çdo gjurmë për ditë me radhë, ata kanë mundur të fiksojnë njolla gjaku në disa ambiente të shtëpisë. Sipas të dhënave, ende nuk është gjendur një pjesë e trupit, ndërkohë që Policia dyshon se e ka marrë rrjedha e ujit në kanalin në afërsi të lumit.

N. Kurti është arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohet si autorja e vrasjes së Shefki Kurtit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar më 28 korrik në provincën e Rovigos. Ajo pranoi krimin makabër, duke thënë se pas një sherri, e goditi në gjumë dhe më pas e copëtoi në tualet me sëpatë, e futi trupin në qese dhe e hodhi në lumë. Pjesët e trupit ishin mbyllur në disa qese plehrash dhe u gjetën midis 28 dhe 30 korrikut gjatë kërkimit policor.

Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë N. Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 72 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.

Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin, teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas, trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.

Ishin dy fëmijët që ngritën alarmin për zhdukjen e tij të dielën e 24 korrikut, ditë kur u raportua për sherrin mes tyre. Katër ditë më vonë, pranë lumit Adigetto, u gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza. Më pas, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.

Pasi mësuan se trupi i copëtuar i përkiste Shefki Kurtit, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes janë pyetur fëmijët e viktimës, ku sipas djalit të tij, Arbenit, ose i njohur si Beni dhe vajzës së tij Alketa, baba i tyre nuk kishte armiq.

72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim.

Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut, kur gruaja ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin, teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit.

Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copacopa me të njëjtën sëpatë dhe tri thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.