FSHZH tender 3.7 mln euro për një instalacion druri në oborrin e kryeministrisë

143
Sigal

Gazetari Klodian Tomorri shprehet se Qeveria do të paguajë 3 milionë e 700 mijë euro për të ndërtuar një instalacion druri në oborrin e kryeministrisë. Përmes një reagimi në ‘FB’, Tomorri shkruan se ky tender është hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Gazetari sjell në vëmendje se tenderi vjen në një kohë kur familjet “po dërrmohen” nga kriza e çmimeve, ndërsa shton se KESH do importojë edhe 100 milionë euro energji së shpejti e se kjo lëvizje, sipas tij, do t’i trondisë themelet e financave publike.

“Shikoni çfarë bën qeveria! Do paguajë 3 milionë e 700 mijë euro për të ndërtuar një instalacion druri në oborrin e Kryeministrisë. E ka hapur tenderin Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Këta: lekët e buxhetit i dinë sikur i kanë të tyret. Familjet po dërrmohen nga kriza e çmimeve. Të ardhurat reale të rrogëtarëve, që nga viti 2013 janë në stanjacion në rastin më të mirë. Për segmente të caktuara janë tkurrur. Nuk ka kompesim se nuk ka para- thotë qeveria. Do falimentonim po të rrisnim rrogat-thotë Kryeministri.

Nga ana tjetër, buxheti po dërrmohet nga energjia. Sektori energjetik nuk është më risk thuajse fiskal. Tani është mirëfilltazi risk fiscal, që ka filluar të materializohet me intensitet të lartë.

Deri muajin tjetër buxheti do të injektojë 200 milionë dollarë kapital tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Por këto para janë tretur sakaq se shumë shpejt KESH do importojë ndoshta edhe 100 milionë euro energji në muaj. Dhe kjo do t’i trondisë nga themelet financat publike.

Në këtë situatë, qeveria paguan 3 milionë e 700 mijë euro për të ndërtuar lodra druri për oborrin e Kryeministrit. A e shikoni si i prioritarizojnë shpenzimet këta?”, -shkruan gazetari