Aksident në aksin Korçë-Voskopojë plagoset drejtuesi i motorit

595
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Turan ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motori.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së drejtuesit i cili mbas një devijimi nga rruga është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

I plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska nga Voskopi i cili është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës. Policia ne vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 30.07.2019, në rrugën Korçë-Voskop pranë vendit të quajtur “Ura e Turanit”, shtetasi H.L, rreth 60 vjeç, banues në Voskop, duke drejtuar një mjet motor, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.