Xhaferri: Skandal/ MAS “kuron” me propagandë helmimin e 72 fëmijëve në Gramsh!

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ,Besart Xhaferri akuzon Ministrinë e Arsimit për fshehje të skandalit të helmimit të 72 fëmijëve në një kopsht publik në Gramsh, duke e trajtuar ngjarjen me propagandë në vend të përgjegjësisë.
Sipas tij ministrja bëri shpërfillje të rastit dhe publikonte investime në rrjete sociale në kohën kur prindërit protestonin.
Ai ka ngritur shqetësime edhe për qëndrimin e kryebashkiakut të Gramshit dhe ka kërkuar hetim të plotë nga autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.
Postimi i plotë:
Helmimi i 72 fëmijëve në kopshtin publik të Gramshit nga salmonela po kurohet me propagandë nga Ministria e Arsimit dhe fshehje të dhënash sa i përket numrit të fëmijëve të helmuar nga institucionet e tjera.
Ministrja e Arsimit duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për këtë skandal në një institucion arsimor publik, në kohën kur prindërit kishin dalë për të protestuar në qendër të Gramshit, në faqen e saj në rrjete sociale publikonte pamjet e investimit për rikonstruksionin e shkollës “Rilindja” në Gramsh.
Pas Manastirliut doli dhe kreu i Bashkisë Gramsh që mimizoi rastin teksa e di mirë që ky skandal në kufijtë e krimit do hetohet nga Prokuroria e Elbasanit që drejtohet nga vëllai i tij.
Shëndeti i fëmijëve shqiptarë në kopështe e çerdhe është në mëshirë të tenderave të Manualit 5D dhe pasi fëmijët helmohen bandat kërcënojnë prindërit të mos dalin në protesta.

Sigal